Katër vjet me DrenicaOnline, faleminderit që na lexoni e besoni

Ishte tetori i vitit 2016, kur qytetarëve të Drenicës iu ofrua një dritare e re informative. Atëkohë shpresat nuk ishin aq të mëdha për të bërë një media të mirë lokale, por me angazhimin e madh dhe vullnetin e disa të rinjve, sot portali DrenicaOnline.com, është adresa e duhur e qytetarëve të Drenicës për tu informuar.

Po bëhen katër vite, punë e angazhim pandërprerë për vetëm një qëllim, informimin në kohë reale për banorët e Drenicës.

“DrenicaOnline”, tani është lidere e mediave lokale dhe shumë shpesh jemi të cituar nga mediat më të mëdha nacionale.

Kur nisem këtë rrugë, nuk kishim asnjë mbështetje financiare, por me kalimin e kohës disa biznese nga Drenasi na ofruan mbështetje dhe falë ndihmës së tyre ne nuk u dorëzuam asnjëherë.

Kemi qenë kritik atëherë kur është dashtë të jemi, por kemi raportuar dhe do të raportojmë sa herë që behën punë të mira, nga kushdo qoftë.

Në kohën kur ne po shënojmë ditëlindjen e katërt të kësaj dritareje, një falënderim i madh shkon për lexuesit besnik, bashkëpunëtoret tanë dhe institucionet lokale.

Ju premtojmë se nuk do të ndalemi, por bashkë do të rritemi e do të zhvillohemi sa më shumë.

Vazhdoni ta përkrahni punën tonë dhe na dërgoni sa më shumë informacione/foto në faqen tonë në Facebook.

Ju na ndihmoni duke e bërë LIKE faqen tonë në Facebook dhe duke ua sugjeruar akoma më shumë miqve tuaj për ta pëlqyer.

FALEMINDERIT!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë