Vdekja e 8-vjeçarit në aksident, Lladrovci ngushëllon familjen Maloku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës ka pranuar me dhimbje lajmin për vdekjen e nxënësit së klasës së dytë si pasojë e një aksidenti në fshatin Polluzhë.

Në emër të komunës, nxënësve dhe mësimdhënësve, Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Maloku për vdekjen e nxënësit së klasës së dytë të ShFMU “Shaban Polluzha” dhe ka shprehur gatishmërinë që t’i qëndrojë pranë familjes në këto momente të vështira.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Maloku për vdekjen e djalit të tyre në aksident. Aksidentet janë tejet shqetësuese dhe po marrin jetën e njerëzve, prandaj ju bëjë thirrje të keni kujdes dhe vëmendje të madhe në trafik”, ka thënë Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë