Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, ja kush mund të aplikojë

Lansohet skema e granteve për start-up dhe biznese ekzistuese “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, Masa 8”

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, në pamundësi të mbajtjes së sesioneve informuese për shkak të virusit, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, njofton të gjitha bizneset e interesuara që të aplikojnë në Skema e Granteve “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike 2020, Masa 8” e lansuar nga MZHR.

Grandi do të ndahet në dy lote, si vijon:

Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2020) si dhe duhet të kenë qarkullim minimumi 5,000.00€ deri në 15,000.00 € të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal;

Loti2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (Të regjistruara para datës 01.01.2020) si dhe duhet të kenë qarkullim mbi 15,001.00 të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal.

Shumat e granteve:

Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:

Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla

Nga 2,000.00 € deri në 7,000.00 €;

Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla

Nga 7,001.00 € deri në 15,000.00 €;

Synimet specifike të kësaj Thirrjeje për Propozime janë:

Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë; Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje; Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve.

Mënyra e aplikimit

Aplikantet ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit duke përdorur formularin e aplikimit online të dizajnuar nga autoriteti kontraktues në sistemin SMAED. Aplikantët duhet t’i përmbahen strikt formateve të aplikimit dhe të plotësojnë paragrafët dhe faqet me rend.

Afati i aplikimit është deri me 12.10.2020 ora 16:00.

Për çdo informacion shtesë, ju lutëm të drejtoheni tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit. Detajet për aplikim i gjeni në ueb faqen e MZHR-s në linkun: https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2020/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë