Mblidhet kryesia e PDK-së në Drenas, kjo është arsyeja

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, është takuar sot për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike.

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka deklaruar se PDK edhe pse në opozitë është partia e parë që ka propozuar pako fiskale për ti ndihmuar bizneset, transmeton DrenicaOnline.

“Sot në takimin me Kryesinë e Degës në Drenas diskutuam rreth çështjeve aktuale politike siç është rimëkëmbja ekonomike, ndihma ndaj bizneseve dhe qytetarëve. PDK edhe pse në opozitë është partia e parë që ka propozuar pako fiskale për ti ndihmuar bizneset, kjo është prioritet për ne, ne mendojmë për qytetarin edhe kur jemi në opozitë, qeveria ka dështuar t’i ndihmoi bizneset dhe i ka injoruar ato”, ka thënë deputeti Sejdi Hoxha.

Ai ka premtuar se do të vazhdojnë fuqishëm takimet e tyre në nivel të nëndegëve si dhe me të gjitha strukturat e tjera të partisë të cilat do t’i mbajnë të informuar për iniciativat e tyre të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve të vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë