Komiteti Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Drenas mban mbledhjen e radhes

Komitetit Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur sot një mbledhje konsultative me përfaqësues të klubeve sportive, sportistë, dhe mësimdhënës të edukatës fizike.

Ndër të tjera u diskutuan:

1. Kushtet, vështirësitë dhe problematikat gjatë pandemisë COVID-19;
2. Funksionimi i klubeve sportive;
3. Organizimi i garave sportive në nivel komunal dhe atë qendror;
4. Idetë për zhvillimin e politikave sportive në Drenas (mundësia e aktivizimit të klubeve sportive në sportet olimpike e që i mungojnë komunës tonë: atletikë, gjimnastikë, xhudo, ski, etj.).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë