Kjo është mësimdhënësja e re e përzgjedhur në Kizhnarekë

Drejtoria për Arsim në Komunën e Drenasit ka pranuar një mësimdhënëse të re në SHFMU “7 Marsi” në Kizhnarekë.

Altina Bogiqi është përzgjedhur nga Drejtoria e Arsimit si mësimdhënëse për arsim fillor, derisa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë.

Punëtorja e përzgjedhur do të fillojë punën me 12 tetor të këtij viti.

Ajo ishte më suksesshmja në konkurs, ndërsa të gjithë të pakënaqurit për këtë vendim, mund të ankohen në afatin prej tetë ditësh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë