DKRS fton qytetarët për shënimin e Ditës Botërore të Ecjes

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me datë 04 tetor (e diele) do të shënoj Ditën Botërore të Ecjes.

Për shënimin e kësaj dite, DKRS fton qytetarët për pjesëmarrje në këtë aktivitet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, duke filluar nga ora 11:00-16:00.

Dita Botërore e Ecjes do të shënohet përmes aktiviteteve duke ecur, vrapuar, duke ngarë biçikletën apo duke shëtitur qenin, macen etj. Këto aktivitete do të mbahen konform masave për mbrojtje nga virusi.

Secili qytetar do të bëjë një foto afër ‘Roll up’ e cila do jetë e vendosur në shesh, me mbishkrimin se kujt do ia dedikon ecjen e tij/saj.

DKRS fton qytetarët për shënimin e Ditës Botërore të Ecjes

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë