Autori Bedri Tahiri dhuron dhjetra ekzemplarë librash për bibliotekën “Ymer Elshani” në Drenas

Autori dhe veprimtari, Bedri Tahiri ka dhuruar sërish dhjetra ekzemplar të librit të tij të fundit “Kamer e Murat Loshi” për biblotekën “Ymer Elshani” në Komunën e Drenasit.

Dorëzimi i ekzemplarëve është bërë në objektin e Komunës së Drenasit, ku autori Tahiri është pritur nga Nënkryetari Nazmi Hasi dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, me ç’rast e falënderuan për donacionin me libra, që është shumë i mirëseardhur për lexuesit e komunës sonë.

Kjo nuk është hera e parë që autori Bedri Tahiri dhuron libra, pasi edhe me parë, ai ka dhuruar libra të zhanreve të ndryshme për nevojat e bibliotekave të shkollave në Drenas.

Vetëm gjatë këtij viti donatorët kanë dhuruar mbi 1 mijë ekzemplarë të zhanreve dhe gjuhëve të ndryshme biblotekave të Komunës së Drenasit.

Dhurimi i këtij donacioni është në vazhdën e përmbushjes së premtimit të Kryetari Ramiz Lladrovci për pasurimin permanent të bibliotekave me libra për nxënësit e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë