Policia në Drenas po heton një rast të kanosjes së një femre

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të kanosjes dhe ngacmimit në Drenas.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të martën në orën 13 e 48 minuta.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar, me urdhër të prokurorit rasti mbetet për tu hetuar me tuje”, thuhet në raportin e policisë dërguar mediave.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë rast.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë