Këto janë projekt e radhës për rregullimin e infrastrukturës në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Ministri i Infrastrukturës, Arben Abrashi, sot kanë vënë gurthemelin e mbikalimit për këmbësorë në fshatin Korroticë e Epërme në magjistralen M9.

Qytetarët e pranishëm, e mirëpritën fillimin e ndërtimit të mbikalimit, pasi është projekt që do të rrisë sigurinë e tyre në komunikacion, transmeton DrenicaOnline.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Ministrin Abrashi për bashkëpunimin korrekt të deritanishëm, derisa ka theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte më rëndësi për qytetarët e Drenasit.

Gjithashtu, me ministrin Abrashi u bisedua për projekte si anashkalimet pranë mbikalimit në Komoran, projekt i cili do të fillojë së shpejti, rrethrrotullimin në Tërstenik, zhvillim e projektit të rrugës me katër korsi Skenderaj-Drenas-Komoran, për mundësitë e përfundimit të rrugës së bregut të Qyqavicës, si dhe rrugët lidhëse me fshatra të komunave tjera por që kryejnë shërbime në Komunën e Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë