Lladrovci falënderon Veselin për besimin që ja ka dhënë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për besimin dhe është shprehur i lumtur që këtë po ia shpërblen me rezultat të suksesshëm, transmeton DrenicaOnline.

Komuna e Drenasit nën udhëheqjen e Ramiz Lladrovci, është e para edhe këtë vit, e pasuar në vendin e shtatë nga komuna e Kaçanikut, me udhëheqjen e kryetarit Besim Ilazi, dhe në vendin e tetë, ajo e Ferizajt e udhëhequr nga Agim Aliu.

Ndërsa Veseli ka thënë se modeli i qeverisjes së suksesshme të komunave të udhëhequra nga PDK-ja, është tregues i qartë se vota e dhënë nga qytetarët në këto komuna është shpërblyer me punë, me shërbime të mira për ta dhe pa asnjë abuzim.
“Ky është vizioni ynë, për mirëqeverisje, transparencë dhe pa korrupsion.”, ka thënë kryetari Veseli./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë