Kryetari Nr.1, Ramiz Lladrovci: Nuk bëj kompromis për zbatimin e ligjit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ishte paraqitur bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin në një konferencë për media, ku është vlerësuar pushteti lokal në komunat ku udhëheq PDK-ja.

Lladrovci ka falënderuar qytetarët, asabmlistët e komunës pa dallim partie, zyrtarët dhe ekzekutivin e komunës tonë për punën shembullore.

Komuna e Drenasit ka dalë e para në nivel vendi për përformancë të mirë.

“Besimin e PDK-së për ta drejtuar komunën, e kam kthyer me punë për qytetarin, zbatimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien, duke u radhitur çdo vit në krye të komunave për suksese, ndërsa për 2019, komuna më e mirë për qeverisjen lokale”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci edhe një herë ka potencuar se nuk bënë kompromis për zbatimin e ligjit, andaj i ka falenderuar të gjithë kontribuesit, familjen e tij dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Faleminderit qytetarë, asambleistë, zyrtarë dhe ekzekutiv i komunës!”, ka thënë Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë