Komuna e Drenasit ka një njoftim të rëndësishëm për të rinjtë

Thirrje për aplikim për grante për start-up për të rinjtë që kanë përfunduar trajnime të Ndërmarrësisë

Për shkak të pamundësisë së mbajtjes së sesioneve informuese si pasojë e pandemia globale Covid-19, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, njofton të rinjtë e moshës 18-24 vjeç që kanë përfunduar trajnimet për ndërmarrësi gjatë vitit 2020 nga MKRS të aplikojnë për grante për start-up që financohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bazuar në Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve 2018-2020. Objektivi kryesor i programit është që të sigurojë mundësi për të rinjtë e papunë për ta nisur një veprimtari biznesi.

Veprimtaritë prioritare që do të mbështetet nga ky program:

Përparësi (por nuk kufizohen) do të kenë këto sektor të biznesit:
• Sektorët prodhues dhe të shërbimit;
• Sektorët e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK);
• Sektorin e industrisë së lehtë;
• Industria e tekstilit;
• Sektorin e Turizmi;
• Fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
• Fushën e dizenjimit, modelimit,
• Zanatet dhe shërbimet specifike si : Floktare, Auto-Mekanik, Auto-Ngjyrosje, Gomister etj

Grantet do të përdoren për të mbështetur krijimin e ndërmarrjeve të reja inovative dhe promovimin e punësimit të të rinjve. Skema e Ndërmarrësisë do të sigurojë ndihmë me grante në vlerë deri 5,000 Euro për çdo plan biznesi të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes. Kohëzgjatja e planifikuar e projektit që financohet nga MKRS nuk mund të tejkalojë 6 muaj. Buxheti total i përafërt i paraparë për skemën e granteve është 500,000 Euro dhe përmes tij planifikohet të përkrahen deri 100 grante për start-up. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është deri më 09 Tetor 2020, ora 15:00.

Për çdo informacion shtesë, ju lutëm të drejtoheni tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit.

Për më shumë detaje, shihni këtë link: https://www.mkrs-ks.org/?page=1,114

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë