Arbëria sot luan kundër Feronikelit

Sot fillon java e katërt e Superligës së Kosovës.

Befasia e hershme e kampionatit, Arbëria në ora 15:00 do të luaj kundër Feronikelit, transmeton Indeksonline.

Lideri i Superligës, Arbëria në 3 ndeshjet e para ka shënuar dy fitore dhe një barazim.

Në ndeshjen e fundit ekipi nga Lipjani e mposhti 0:3 Besën e Pejës. Kurse, Feronikeli nuk e ka nisur edhe aq mirë sezonin.

Në 3 ndeshje, ata kanë shënuar një fitore, një barazim dhe një humbje. Në ndeshjen e fundit, ata barazuan me Drenicën.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Agon Rama”, në Obiliq.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë