Kadri Veseli: Modeli i Drenasit do të përkrahet edhe në qytetet tjera të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë mbajtur sot një konferencë për media, transmeton DrenicaOnline.

Në këtë konferencë, kryetari Veseli ka folur për suksesin që kanë shënuar komunat e qeverisura nga PDK-ja në nivel të Kosovës dhe me përformancën e lartë që kanë arritur.

Në raportin e publikuar për Performancën e Komunave në gusht të këtij viti nga Ministria e Pushtetit Lokal, rezulton se nga 37 komuna të Kosovës, në top 10 për përformancën më të mirë janë 3 komuna të qeverisura nga PDK-ja. E para është rënditur komuna e Drenasit, e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci.

“Modeli i qeverisjes së suksesshme të komunave të udhëhequra nga PDK-ja, është tregues i qartë se vota e dhënë nga qytetarët në këto komuna është shpërblyer me punë, me shërbime të mira për ta dhe pa asnjë abuzim. Ky është vizioni ynë, për mirëqeverisje, transparencë dhe pa korrupsion.”, ka thënë kryetari Veseli./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë