UNICEF dhuron donacion për fëmijët në nevojë të Skenderajt

Në Komunën e Skenderajt, përmes Qendrës për Punë Sociale, organizata ndërkombëtare UNICEF ka dhuruar 100 pako me materiale didaktike për fëmijët që janë nën asistencë sociale të moshës 0-6 vjeç.

Përfituesit e këtyre pakove janë përzgjedhur nga vetë organizata duke zgjedhur fëmijët te cilët janë në gjendjen me të rend ekonomike.

I pari i Komunës së Skenderajt ka falënderuar UNICEF-in për ndihmën e dhënë për fëmijët e Skenderajt duke thënë se ndihmat e tilla janë më se të nevojshme sidomos në këtë situate që e ka krijuar pandemia globale COVID-19.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë