Ja nga cilat vende të Drenasit janë katër të infektuarit e fundit me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan).

Prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve, katër raste kanë dalë pozitiv në komunën e Drenasit.

Sipas të dhënave të IKSHP-së, tre raste janë në fshatin Gllobar dhe një në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë