Zanati i rrobaqepësisë në Drenas, dy zonjat punëtore rrëfejnë për punën e tyre

Njëri ndër zanatet më të vjetra dhe të çmuara në qytetin e Drenasit mbetet edhe ai i rrobaqepësisë.

Edhe pse punët tradicionale në ditët e sotme rrezikojnë të zhduken, puna e dorës mbetet vlerë e shtuar e ekonomisë së një vendi, e cila duke u mbështetur në traditë, i jep një tjetër dimension tregtisë së këtyre produkteve, brenda dhe jashtë kufijve.

Veshjet kombëtare janë padyshim manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale.

Ata janë trashëgimtarët më të mirë të kulturës që nga lashtësia, por ato janë gjithashtu një shprehje e marrëdhënieve kulturore midis brezave edhe sot.

Së fudi, në vizitë të bizneset e dy zonjave të çmuara në komunën e Drenasit, ishte Egzona Jetullahu, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik.

Ajo tha se zonjat ketë punë e bëjnë më shumë përkushtim dhe dashuri, transmeton DrenicaOnline.

“znj.Mirvete Haxhiu, ketë veprimtari të biznesit e ushtron mbi 40 vite në komune tone e cila e ruan me fanatizëm punën e saje te çmuar. Kurse znj. Filloreta Mjeku, shprehet e kënaqur me hapjen e dyqanit te saj ne Drenas edhe pse biznesi i saj është i ri në këtë lami”, ka thënë drejtoresha Jetullahu./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë