Konkurs për mësimdhënës në Komunën e Drenasit (Dokument)

Drejtoria Komunale për Arsim në Komunën e Drenasit ka shpallë konkurs të ri për tri pozita të lira, transmeton DrenicaOnline.

Sipas konkursit, kërkohet një edukatore, me kohë të pacaktuar për IP “Ardhmëria” në Drenas, një mësimdhënës për arsim fillor, me kohë të pacaktuar në SHFMU “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”, në Arllat dhe një mësimdhënës i Teknologjisë Informative, derisa të kthehet punëtorja nga pushimi i lehonisë në SHFMU “Rasim Kiçina” Drenas.

Për të gjitha vendet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale.

Konkursi është shpallur të hënën dhe është i hapur 15 ditë. Më poshtë gjeni të gjitha detajet e konkursit:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë