Ish-Shefi i UÇK-së të hënën në Speciale si i dyshuar për krime lufte

Agim Çeku, ish-Komandant i Përgjithshëm i UÇK’së, do të dalë para Gjykatës Speciale të hënë si i dyshuar për krime lufte. Shkuarjen e tij e ka konfirmuar avokati kosovar i ish-Kryeministrit kosovar.

Agim Çeku, të hënën, do të intervistohet si i dyshuar për krime lufte, në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë.

Çeku do të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales për periudhën e luftës dhe pasluftës dhe krimet që kanë ndodhur në atë kohë.

Shkuarjen në Hagë të Çekut e ka konfirmuar avokati i tij, Artan Qerkini.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë