Gjoshi i PDK-së: Kurti dhe Vetëvendosja e do Gjykatën Speciale

Anëtari i kryesisës së PDK-së, Betim Gjoshi beson se Lëvizja Vetëvendosja dhe kryetari i saj, Albin Kurti e dëshirojnë Gjykatën Speciale.

Sipas Gjoshit, Kurti dhe partia e tij e shohin Specialen si një mundësi për të bërë spastrim poltik në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Betim Gjoshit:

ALBIN K. DHE VETËVENDOSJE E DUAN GJYKATËN SPECIALE

Albin K. dhe Vetëvendosje i janë gëzuar Gjykatës Speciale në ditën kur është votuar ajo.

Ai dhe pjesa më e madhe e partisë së tij e shohin Gjykatën Speciale si një mundësi për të bërë spastrime politike në Kosovë.

Më saktësisht, Albin K. dhe shumë në Vetëvendosje me lidhje të dyshimta familjare me ish pushtetin kriminal të Serbisë që sot kanë gjetë strehë në këtë parti – e shohin Gjykatën Speciale si një hakmarrje kundër këtyre njerëzve që patën guximin të çohen kundër Serbisë dhe të luftojnë për liri.

Unë kam plotë argumente mbi të cilat e mbështes këtë qëndrim. Mjafton të shohim linjën e mendimit të tij për ta kuptuar se sa i pafytyrë është sa herë që flet për këtë temë.

Viti 2015
Albin K. dhe Vetëvendosje kanë qenë rrejshëm kundër votimit të Gjykatës Speciale. Ai vetëm është shtihuar se nuk duhet të votohet kjo gjykatë sepse e ka ditur se votat për themelimin e saj do të bëhen sepse Kosova ka pasur dy mundësi – ta themelojë vetë këtë gjykatë ose këtë ta bëjë Rusia dhe Kina përmes Këshillit të Sigurimit.

Viti 2017
Albin K. nga paraburgimi në Lipjan i kishte telefonuar partisë së tij dhe e kishte urdhëruar që të mos e votonte shpërbërjen e Gjykatës Speciale ani pse grupi parlamentar i Vetëvendosjes kishte premtuar se do ta mbështesë iniciativën e disa deputetëve për ta rrëzuar këtë gjykatë.

Viti 2020
Kur u bë kryeministër gazetarët nuk ia harruan qëndrimet kundër Gjykatës Speciale dhe kur e pyetën se çka mendon për përpjekjet për zhbërjen e saj ai u përgjigj se >nuk mund të zhbëhet Gjykata Speciale përderisa është obligim kushtetues i yni<.

Mjafton të lexohet me vëmendje kjo linjë e qëndrimeve të tij për ta kuptuar se deklaratat e Albin K. janë vetëm shtihime të një urryesi të madh të UÇK-së i cili po i fërkon duartë.

#Mashtrues

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë