Gjendet pa shenja jetë një person, Policia jep detaje për rastin
Një person është gjendur pa shenja jete në një shtëpi të braktisur në lagjen Kolovicë të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline ka dhënë detaje për rastin.
“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52 është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, tha ai.