Zhduket 14-vjeçari nga Nekovci i Drenasit

Më datë 25.09.2020, rreth orës 17:30 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se raati ka ndodhur në fshatin nekovc të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese.

Policia është duke u marrë me rastin dhe deri tani nuk ka informacion për vendndodhjen e 14 vjeçarit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë