Skenderaj/ Partia Demokratike e përkrah aktivizmin e të rinjve

Kryetari i RDK-së, Donjet Bislimi, deputetja Ganimete Musliu dhe ish-ministri i Inovacionit, Muzafer Shala kanë vënë në lëvizje të rinjtë e Kosovës.

Ata po realizojnë takime me të rinjë në të gjithë Kosovën ku po i ftojnë të rinjtë të jenë aktiv e ta marrin fatin në duart e tyre.

Sot ata qëndruan në Skenderaj ku dhanë një mesazh se: Kosovës i duhet urgjentisht zhvillimi i sektorëve ku rinia mund të jap kontribut të jashtëzakonshëm, duke parë zhvillimet botërore ku Teknologjia Informative duhet të jetë një ndër synimet prioritare.

Duhet thjesht t’i japim një ndihmesë të vogël për ta vë në lëvizje rininë e cila është e vetmja shpresë që mund të bëj ndryshim! #Riniademokratike #Skenderaj #Riniaktive

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë