Besartës nga Negroci s’po i kryejnë punë as 4 diploma për tu punësuar!

Besarta Krasniqi- Asllani, ndonëse ka katër diploma universiteti, ajo ende nuk ka arritur të gjëj një vend pune.

Ajo është nga Negroci, e martuar në Shtime, por që nga viti 2011 kur ka diplomuar për herë të parë është në kërkim të një vendi të punës, transmeton DrenicaOnline.

“Kam diplomuar në Fakultetin Filozofik, në Drejtimin e Shkencave Politike më datë 27 maj 2011. Poashtu, në Fakultetin Filozofik, në Degën e Pedagogjisë, më 07 tetor 2014. Kam diplomuar në studimet master në Fakultetin e Edukimit, në Degën e Pedagogjisë së Përgjithshme më datë 15 dhjetor 2017”, ka shkruar  ajo në profilin e vet në FB.

Ndërsa më 16 shtator 2020 përfundoi studimet në Fakultetin e Edukimit ku mori titullin Baçhelor i Programit Parashkollor.

“Për të gjitha këto të arritura shkencore, e falënderoj në radhë të parë familjen time e cila më mbështesin në mënyrë financiare e morale, pas që nuk arrita të punësohem në ndonjë institucion, edhe pse aplikova shumë herë”, ka shkruar ajo.

Mbrëmë për fatin e Besartës raportoi edhe Kalan10:

4 diploma, njëra e Masterit, por tash e 10 vjet pa punë!

4 diploma, njëra e Masterit, por tash e 10 vjet pa punë!Besarta Krasniqi Asllanit s'po i kryejnë punë as 4 diploma

Gepostet von Kanal10 am Mittwoch, 23. September 2020

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë