Aksident trafiku afër Skenderajt, tre persona të lënduar

Raportohet se një person derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë në Klinë të Mesme të Skenderajt, nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës ka goditur veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit dhe një pasagjer i veturës te cilët janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Mitrovicës .

Aksidenti ka ndodhur të martën në orën 11:00.

Me rastin janë marrë njësitet përkatëse të policisë rrugore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë