Kurti kujton kohën kur kremtoi 28 nëntorin me Fehmi Lladrovcin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22 vjetorin e rënies së tyre, duke përkujtuar kremtimin e 28 nëntorit të vitit 1997 me Fehmi Lladrovcin.

“Fehmi Lladrovci ishte siç ma kishte përshkruar Adem Demaçi: porsi prushi (“zharavë”, nofkë kjo e Bacës Adem për të nga koha e burgut në Stara Gradishkë të Kroacisë). Përveçse i burgosur politik, Fehmi Lladrovci ishte inxhinier i makinerisë nga Universiteti i Zagrebit. Nëse luftëtari i UÇK-së është sa çereku i Fehmi Lladrovcit, s’ka gjë që na ndal, mendova me vete” ka shkruar Kurti në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Shoqata “Shqiponja”, e udhëhequr nga Lulzim Dragidella e pat organizuar atëbotë festën e 28 nëntorit 1997 në Gjermani, ku morëm pjesë bashkë me Bujar Dugollin, e ku takova Fehmi Lladrovcin e Rexhë Ibërdemajn”.

“Mbresa të pashlyeshme sot teksa bëmë homazhe te përmendorja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit që para 22 viteve ranë heronj bashkë me ushtaren Fatime Hetemi”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë