Këta janë kandidatët për mësimdhënës në Komunën e Drenasit që e kanë kaluar testin me shkrim

Drejtoria Komunale për Arsim në Komunën e Drenasit ka nxjerr njoftim me të cilin njoftohen kandidatët për mësimdhënës që kanë kaluar testin me shkrim, të mbajtur me datë 18.08.2020, në bazë të konkursit të datës 26.08.2020 se di t’i nënshtrohen intervistës me gojë me datë: 24.09.2020 duke filluar nga ora 10:00.

Intervista do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, transmeton DrenicaOnline.

Sipas njoftimit janë gjithsejtë tetë kandidatë që do t’i nënshtrohen testit me gojë për disa pozita të lira.

Njoftimi është nxjerr sot dhe është nënshkruar nga kryesuesja e komisionit, Arbesa Islami Dobra./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë