22 vjet nga rënia e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, përkujtohet lufta dhe sakrifica e tyre

22 vjet nga rënia e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, përkujtohet lufta dhe sakrifica e tyre

Sot janë bërë 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, luftëtare e UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia, përvjetori i rënies së heronjve Lladrovci është shënuar me disa aktivitete ndryshe nga vitet e paraprake.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me stafin e tij, nënkryetarin e Komunës, Nazmi Hasi, drejtoreshën e Agjencionit për Zhvillim Rajonal – Qendër (AZHR) Mrika Gashi-Macula, drejtor të drejtorive komunale, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj dhe anëtarë të Kuvendit, Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së e bashkëveprimtarë tjerë, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta dhe kanë bërë homazhe në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ para shtatoreve dhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka kujtuar luftën heroike të gjithë dëshmorëve dhe sakrificën e tyre, duke thënë se puna e mirë dhe transparente është zotim i përmbushur mbi idealet e tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë