Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Të dielën në vend do të mbajë mot me diell dhe me vranësira, të cilat do t’i takojnë shtresës së mesme dhe të lartë të Troposferës, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë Celsius, njofton IHMK’ja.

Sipas institutit, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë