Drenasi shënon me disa aktivitete ditën botërore të pastrimit

Komuna e Drenasit edhe këtë vit ka shënuar Ditën Botërore të Pastrimit me disa aktivitete, ku janë pastruar hapësirat publike në parkun “Të Pishat” në Gllobar dhe në qendër të qytetit në Drenas.

Këtij aktiviteti i janë bashkëngjitur, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, zyrtar nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Planifikimin Hapësinor, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe nga Kompania “Pastrimi”. Dita Botërore e Pastrimit në Drenas është shënuar me moton “një qytet të pastër dhe pa mbeturina”.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka thënë së Komuna e Drenasit në vazhdimësi ka qenë e përkushtuar në mbrojtje të mjedisit, duke pastruar hapësirat publike dhe largimin e deponive ilegale. Drejtoresha Krapi u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të kujdesen për mjedisin, sepse kujdesi ndaj natyrës është kujdes ndaj shëndetit e shoqërisë në përgjithësi.

Në shënimin e Ditës Botërore të Pastrimit, është bërë pastrimi i pishave në fshatin Gllobar, ku janë larguar të gjitha mbeturinat, po ashtu është bërë edhe pastrimi i hapësirave publike në Drenas si dhe janë larguar disa deponi ilegale në vendbanime.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë