Lagjia 2 e qytetit të Skenderajt brenda 2 muajve bëhet me Poligon Sportiv

Sot ka filluar ndërtimi i poligonit sportiv në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt, projekt ky i financuar nga komuna dhe Ministria e Pushtetit Lokal, në kuadër të “Grantit të Përformancës”, për vitin 2018.

Përurimin e këtyre punimeve e bëri sot nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtorët komunal, ku me këtë rast inxhinierët bënë të ditur se ky projekt do të përfundojë shumë shpejt.

Me këtë poligon do t`u mundësohet të rinjve që të kenë hapësirën adekuate për të ushtruar aktivitetet e tyre sportive.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se puna për shtimin e hapësirave sportive për qytetarët e Skenderajt po vazhdon pa u ndalur dhe kjo do të na shërbej të kalojmë më shumë kohë në sport e aktivitete fizike e më pak kohë në ambiente të mbyllura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë