Kryetari Lladrovci pret në takim artistin nga Drenasi, Driton Kastrati

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim artistin nga Drenasi, Driton Kastrati, i cili është i ftuar të marr pjesë në mesin e shumë artistëve nga të gjitha vendet e botës, në një ekspozitë me renome botërore në shtetin e Indisë.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar për të arriturat artistin Kastrati dhe ka inkurajoj për të vazhduar më tutje më sukseset e tij. Ndërsa Driton Kastrati ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe përkrahjen që i ka dhënë për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Artisti nga Drenasi, Driton Kastrati, gjatë muajit tetor do të merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të artit e cila do të mbahet në qytetin Panjab të Indisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, ku do të përformojnë me artet e tyre shumë artistë nga e mbarë bota për të paraqitur punimet e tyre artistike për paqen mbarëkombëtare dhe mundja ndaj virusit global covid-19. Artisti Kastrati do të përfaqësoj Drenasin dhe Kosovën në këtë event kulturor.

Driton Kastrati ka pranuar edhe shumë ftesa të tjera nga vende të botës në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë