Zanatet e vjetra në Drenas, këpucëtari Kadri Zymberi rrëfen për punën që bënë

Njëri ndër zanatet më të vjetra në qytetin e Drenasit është edhe ai i këpucëtarit. Edhe pse punët tradicionale në ditët e sotme rrezikojnë të zhduken, puna artizanale mbetet vlerë e shtuar e ekonomisë së një vendi, e cila duke u mbështetur në tradite, i jep një tjetër dimension tregtisë së këtyre produkteve, brenda dhe jashtë kufijve.

Sot, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, Egzona Jetullahu ishte në vizitë të biznesi i z.Kadri Zymberi, i cili biznes daton nga vitet 1970 në qytetin e Drenasit, ku ky biznes edhe sot vazhdohet si trashëgimi familjare tek gjenerata e tretë.

Zymberi dhe familjaret e tij shpalosen aq ngrohte kohën e punës për vitet e kaluara por edhe sot.

Zymberi thotë e ka dashur këtë profesion, është punë e mirë dhe ka punuar tamam me qejf. Ka dallim të madh sepse më parë ka pasur më shumë punë, tash më pak, është problemi që ka zgjedhje më shumë në treg.

Edhe pse interesimi nga qytetarët për t’u marrë me këtë zanatë nuk është i madh, Jetullahu beson se do të vazhdohet ky zanatë edhe në të ardhmen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë