Vazhdon ndihma nga “Jetimat e Ballkanit”, dhurojnë mish për 500 familje në nevojë të Drenicës

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot ka shpërndarë nga 5 kilogram mish për 500 familje në nevojë të Komunës së Skenderajt.

Pranimin e këtyre pakove e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi, i cili duke falënderuar shoqatën, bëri të ditur se pakot do tu dorëzohen familjeve të cilat janë në gjendje me të rendë ekonomike.

Edhe kryetari i komunës, Bekim Jashari, u shpreh mirënjohës ndaj shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, duke thënë se ndihma e tyre për familjet në nevojë asnjëherë nuk ka munguar .

Jashari po ashtu tha se komuna në bashkëpunim me këtë organizatë ashtu sikurse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, do të ndërtojnë shtëpi për familjet në nevojë.

Ndërsa në anën tjetër po vazhdon ende ndihma me pako ushqimore e higjienike nga Komuna e Skenderajt për familjet në nevojë dhe atyre që i`u është renduar situata si pasojë e pandemisë, ku vetëm brenda kësaj jave janë shpërndarë 350 pako për këto familje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë