Komuna e Skenderajt dhe “Islamic Relief”, ndihmojë 39 familje në nevojë

Komuna e Skenderajt së bashku me organizatën humanitare “Islamic Relief” sot kanë bërë shpërndarjen e garantëve të fituara në projektin “pula me kotec”, për 39 familje në nevojë.

Gjatë shpërndarjes së garantëve të këtij projekti i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Sokol Sallahu si dhe zyrtari i organizatës “Islamic Relief”, Blerim Gashi, të cilët edhe i uruan përfituesit.

Drejtori Sallahu në emër të komunës, u shpreh falënderues për ndihmën e dhënë nga organizata e cila edhe me parë ka ndihmuar komunën në projektet e tjera për familjet në nevojë, duke uruar që edhe me tutje Komuna e Skenderajt të gëzoj bashkëpunim të mirëfilltë me “Islamic Relief “.

#bujqësiaprioritet

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë