Vetaksident trafiku në Tërstenik, ka të lënduar

Disa persona janë lënduar para pak çasteve në një vetaksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Drenas-Skenderaj.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga vendi i aksidentit ku shihet një veturë teksa ka dalë jashtë rrugës, në Terstenik, te vendi i quajtur “Ura e Spahisë”.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe autoambulanca e cila ka marrë të lënduarit.

Policia rrugore është marrë me shikimin e vendit të aksidentit./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë