Vdes aktori Adem Mikullovci

Sot në orët e para të 15 shtatorit ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vdekur në ora 00:20.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë