Mjekët në Komoran konstatojnë vdekjen e një personi të përfshirë në aksident

Në aksin rrugor Rusinovc-Shalë, ka ndodhur një vet-aksident trafiku, ku një veturë për shkaqe të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të betonit.

Për pasojë ngasësi i veturës ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se policia është duke u marrë me hetimin e rrethanave se si ka ardhur deri te ky aksident.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë