Kampanja “Gratë për Gratë”, deputetet e PDK-së vizitojnë Drenasin

Udhëheqësja e Departamentit për Politika Gjinore në PDK, Blerta Deliu, e shoqëruar nga deputetet Besa Ismaili, Floreta Zejnullahu dhe deputeti, njëkohësisht kryetari i degës, Sejdi Hoxha, kanë vazhduar kampanjën “Gratë për Gratë” në qytetin e Drenasit, ku i pranishëm ishte edhe kryetari, Ramiz Lladrovci.

Kampanja “Gratë për Gratë” ka për qëllim që të nxisë politikat komunale dhe qëndrore drejt fuqizimit të rolit të gruas.

Njoftimin e ka dhënë drejtoresha për zhvillim ekonomik në Komunën e Drenasit, Egzona Jetullahu.

Rikujtojmë se Komuna e Drenasit është e vetmja në nivel vendi ku ka 50% të drejtorive të udhëhequra nga gratë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë