Arrestohet shoferi që goditi për vdekje të riun në Drenas

Policia ka njoftuar sot për aksidentin e ndodhur dje në Drenas, ku humbi jetën 21 vjeçari, Xh.Gashi.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 19 e 30 minuta.

“Drenas 14.09.2020 – 19:30. Ka ndodhur një aksident trafiku, derisa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, dërguar mediave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë