Arrestohet një person në Drenas, policia tregon detajet

Është arrestuar një person i dyshuar në Drenas, pasi që i njëjti, të dielën paradite, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka njoftuar se viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është dërguar në strehimore për mbrojtje të viktimave të dhunës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë