Vdes veterani i UÇK-së nga Dobrosheci

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Enver Xhota nga fshati Dritan, ish Dobroshec i Komunës së Drenasit.

Lajmin e ka dhënë, kryetari i Degës së OVL së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, transmeton DrenicaOnline

Ai ka thënë se Xhota ishte një luftëtar i përkushtuar duke qenë pjesë e UÇK-së.

Statusi i Hajdarit:

Paska ndërruar jetë, veterani i UÇK-së, Enver Xhota nga fshati Dritan ish Dobroshec.

Ikja e papritur e Enverit nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shokët.

Enver Xhota, ishte një luftëtar i përkushtuar duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emër të Degës së OVL-së në Drenas , iu shpreh ngushëllime familjes Xhota, miqve, dhe bashkëluftëtarëve të Enverit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë