I dehuri fyen policin në Drenas, arrestohet e më pas lirohet

Është arrestuar një person në një fshat të Drenasit, pasi nën ndikim të alkoolit, kishte fyer verbalisht zyrtarin policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dërguar mediave, rasti “sjellje arrogante” ka ndodhur me 11 shtator, rreth orës 23 e 40 minuta.

Policia kanjoftuar se të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë