Gjashtë muaj në pandemi, kjo është situata në Drenas me të infektuarit

Para gjashtë muajve në Kosovë u shënuan dy rastet e para me Covid 19. Sot gjashtë muaj pas, vendi numëron afto 600 të vdekur e 14 mijë e 239 persona të prekur nga koronavirusi. Raste aktive janë 2 mijë e 705 raste.

Komuna e Drenasit, deri vonë nuk kishte asnjë të infektuar, por pas përhapjes së madhe në gjithë vendit ishin regjistruar edhe rastet e para.

Prej rastit të parë të regjistruar në Kosovë e deri me sot me virusin corona në Drenas janë prekur 360 persona, raporton DrenicaOnline.

Të paktën kështu flasin të dhënat e publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Të dhënat e publikuara në tabelë tregojnë se prej 360 qytetarëve të Drenasit të prekur me virusin, 223 janë shëruar ndërsa 23 kanë vdekur. Kurse raste aktive janë ende 114.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë