Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy mjetet nga Kosova, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Kombit.

Policia bën me dije se në në aksin rrugor Morinë-Milot,në fshatin Reps,mjeti me drejtues shtetasin F.N.,banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një motor me drejtues shtetasin J.H.,banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë