Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Drenas, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj, me datë 16.09.2020 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

THËRRET
Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja do të këtë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 24.08.2020.
2. Propozim vendim për këmbimin e njësive të ndërtesave (banesave) në zonën kadastrale në Drenas
3. Propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave të paluajtshme (njësive të ndërtesave-Banesat) në parcelën nr 743-1 në zonën kadastrale në Drenas
4. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit për definimin dhe parcelizimin e të gjithave varrezave të cilat ndodhen në pronën komunale në Komunën e Drenasit
5. Propozim vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e Bustit të Heroit të Kombit Fetah Kiqina
6. Propozim vendim i Buxhetit të Komunës për vitin 2021 dhe parashikimi i buxhetit për vitet 2022-2023
7. Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit
8. Plani i implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit
9. Të ndryshme

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë