Kompania nuk i vendos gypat sipas kontratës, Komuna e Drenasit ia ndërprenë punimet

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Infrastrukturë Lokale, ka ndërprerë punimet e projektit të kanalizimit të ujërave të zeza në fshatrat Sankoc, Fushticë e Ulët dhe të Epërme, për arsyeje se kompania e kontraktuar e projektit nuk i ka zhvilluar punimet në bazë të paramasës së nënshkruar në mes të Operatorit Ekonomik dhe Komunës së Drenasit.

Pas marrjes së mostrave në vendpunishte dhe dërgimit të tyre në laborator, sipas analizave të marra sot, gypi i vendosur nga kompania nuk është sipas standardeve të kërkuara, respektivisht, sipas paramasës dhe parallogarisë së kontratës.

Drejtoria e Infrastrukturës i ka dhënë vërejtje kompanisë dhe ka kërkuar që brenda afatit prej 7 ditë, OE të largoj gypat e cilësisë së dobët dhe t’i vendos ato sipas paramasës së kontratës dhe të eleminoj çdo defekt tjetër të shkaktuar gjatë punimeve. Kjo pasi Komuna e Drenasit është përkushtuar që çdo projekt të realizoj sipas paramasave dhe parallogarive, gjithmonë duke synuar mirëqenien e qytetarëve.

Realizimi i projekteve me rëndësi për qytetarët e Drenasit në mënyrë cilësore dhe sipas standardeve profesionale mbetet prioriteti kryesor i Qeverisjes së kryetarit Ramiz Lladrovci, i cili nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë që nuk i përmbahet paramasave të projektit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë