Ja sa persona kanë vdekur deri tani në Komunën e Drenasit prej virusit corona

Sot në Komunën e Drenasit nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19.

Prej rastit të parë të regjistruar në Kosovë e deri me sot me virusin corona në Drenas janë prekur 360 persona, raporton DrenicaOnline.

Të paktën kështu flasin të dhënat e publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Të dhënat e publikuara në tabelë tregojnë se prej 360 qytetarëve të Drenasit të prekur me virusin, 223 janë shëruar ndërsa 23 kanë vdekur. Kurse raste aktive janë ende 114./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë