Shpërthim në Rrugën C, në Prishtinë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Rrugën C në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në Rrugën C në Prishtinë. Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”.

“Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”, tha Ahmeti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë